Politike

VD-Sherri me gazetarin/ Berisha s’i ndahet Ramës: Gjyshes ia sillje shpirtin majë hundës

12 Maj 2022, 13:28 Nga DOSJA
VD-Sherri me gazetarin/ Berisha s’i ndahet Ramës: Gjyshes ia sillje

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish se janë shpenzuar 700 mln lekë për “ahengje” nga Bashkia e Tiranës. Por nuk u ndal me aq, duke iu referuar përplasjes së kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Klevi Muka, ku Berisha nuk e kurseu ironinë.


“Qeverisja socialiste është ajo më armike ndaj grave shqiptare, pas asaj të diktaturës. *flet nga vendi. Jeni në pushtet dhe dukeni vite dritë larg ndaj halleve të nënave shqiptare. Keni deklaruar se këto do të shkojnë të gjitha në Kuvend. Borxhi publik është mallkim publik. A e dini që me borxhin çdo shqiptar do të paguajë 28 mijë euro? 700 milionë janë dhënë për ahengje, ku e kemi ne këtë luks? Këtë mundësi? Dënoj qëndrimin e Ramës ndaj gazetarit, budallëqet e fëmijërisë tënde, ato që të ka thënë gjyshja kur ia sillje shpirtin në majë të hundës mos ua kalo më gazetarëve. Të thoshtë gjyshja se ti i atillë ishe. Ç’kusur ka gazetari të dëgjojë ç’të ka thënë gjyshja ty?,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektligjet që pritet të miratohen (RENDI)

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 12 maj 2022 sali berisha seanca plenare 12 maj 2022

Sondazh

Poll