Bota

Shpërthen nëna e Eleni Topaloudi në gjykatë: Ke ardhur nga Shqipëria për të mbjellë dhimbje

12 Maj 2022, 11:35 Nga DOSJA
Shpërthen nëna e Eleni Topaloudi në gjykatë: Ke ardhur nga

GREQI- Dy të akuzuarit për përdhunimin dhe vrasjen në grup të Eleni Topaloudi në nëntor 2018 në Rodos, kanë dal sot para Gjykatës së Athinës. Prokurorja kërkoi që dy të pandehurit të shpallen fajtorë.

26-vjeçari nga Rodosi dhe 24-vjeçari i bashkë akuzuar me origjinë shqiptare, përveç burgimit të përjetshëm për vrasjen e Eleni Topaloudi, janë dënuar edhe me 15 vite burg secili për përdhunim në grup.

Të pranishëm sot në gjykatë ishin prindërit e viktimës. Nëna e saj ka shpërthyer ndaj dy të akuzuarve. Ajo i është drejtuar të riut me origjinë shqiptare Aleksandër Lucën, si shqiptarë që ke ardhur për të mbjellur dhimbje.

“Për tre ditë më vratë fëmijën. Ke ardhur nga Shqipëria për të mbjellë dhimbje”-tha ajo.

Sipas ProtoThemës, prokuroria ka thënë se viktima është bindur nga dy të akuzuarit që të dilte me ato për të pirë.

“Më merr me telefon”- i kishte shkruajtur ajo një miku të saj kur kishte qenë e shoqëruar nga dy të rinjt. Sipas prokurorit, ky mesazh tregonte se vajza nuk po kalonte mirë me dy të pandehurit. Sipas tij të dy të pandehurit bashkërisht kryen marrëdhënie me të duke ushtruar dhunë fizike.

“Vajza ka rezistuar dhe ka guxuar t’u thotë se do t’i denoncojë në polici. Kështu ata vendosën ta vrisnin. Me hekur kanë arritur ta godasin vazhdimisht. Gjurmët e gjakut u gjetën gjithandej. I akuzuari duke e kuptuar situatën më pas e ka çuar vajzën në banjë. Ajo kishte gjakderdhje të pakontrolluar dhe kur panë se sa kritike ishte situata, e çuan në makinë dhe e vendosën në sediljen e pasagjerit. E kanë bërë të dy bashkë dhe e kanë çuar me makinë në plazhin e “Fokia”. Që andej lart, mbi një shkëmb, e hodhën në det që të rrëmbehej nga rrymat dhe të mos e kapnin. Pastaj u kthyen në shtëpi dhe e pastruan nga gjaku. Ata kanë pastruar edhe makinën, kanë mbledhur të gjitha sendet dhe ato të vajzës dhe në 45 minuta janë kthyer në të njëjtin vend dhe i kanë hedhur në det. Fatkeqësisht për ta, disa prej tyre përfunduan dhe mbetën në shkëmbinj. Më pas secili u kthye në shtëpitë e veta dhe e zuri gjumi, duke vazhduar jetën e tyre të patrazuar. Derisa trupi i vajzës u gjet duke notuar në ujë. Vdekja e Elenit ishte e gjallë,”-tha prokuroria.

Prokurori tha se duhet të hidhen poshtë pretendimet e të akuzuarve se ka pasur pëlqim të vajzës për takim seksual me ta. 

(j.c)/dosja.al 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

diaspora diaspora eleni topaloudi nëna e eleni topaloudi vrasja ne rodos eleni topaloudi nëna e eleni topaloudi vrasja ne rodos

Sondazh

Poll