Bota

‘Ky është kulmi i cinizmit’ kryeministrja serbe reagon për kërkesën e Kosovës në KiE

12 Maj 2022, 13:28 Nga DOSJA
‘Ky është kulmi i cinizmit’ kryeministrja serbe reagon

DUBAI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se kërkesa e Prishtinës për r’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është shkelje e të gjitha marrëveshjeve.

Kryeministrja tha se një procedurë e tillë nuk është e çuditshme pas dhjetë vitesh shkelje dhe moszbatim të Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Kosovës.

Kjo lëvizje e tyre për anëtarësim në Këshillin e Evropës është kulmi i cinizmit. E kanë shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit” tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq në Dubai, ku nënshkroi një memorandum për shkëmbimin e përvojave për zhvillimin dhe modernizimin me ministrin e kabinetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammad bin Al. Abdullah Al Karkawa.

Ajo theksoi se në përgjigje të kësaj Serbia do të vijojv fushatën për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ato vende që e kanë njohur tashmë.

Gjithçka tjetër do të diskutohet në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha ajo, duke iu përgjigjur pyetjes së mediave serbe se cila do të jetë përgjigja e Serbisë ndaj lëvizjes së Prishtinës.

Brnabiq është anëtare e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por ajo thotë se nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e nesërme, sepse nesër do ta përfundojë vizitën në Dubai.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni ana brnabiq kosova aplikon per kie ana brnabiq kosova aplikon per kie

Sondazh

Poll