Bota

Hysni Gucati vjen në Kosovë, Gjykata e Hagës i jep leje pasi ka babanë të sëmurë në spital

12 Maj 2022, 12:29 Nga DOSJA
Hysni Gucati vjen në Kosovë, Gjykata e Hagës i jep leje pasi ka

KOSOVË– Ish-kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur sot në mëngjes në Kosovë nga Haga ku po mbahet prej muajsh në paraburgim në gjykatën speciale.

Sipas Express, arsyeja e kthimit të tij është pasi babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendet i shtruar në spitalin e Mitrovicës.

Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku vendosi që kjo datë të jetë 18 maji 2022, ora 10:00.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni hysni gucati kosova ne hage hysni gucati kosova ne hage

Sondazh

Poll