Bota

Reagimet nga Kosova për kërkesën në KiE, Haradinaj: BE-ja të hapë dyert drejt integrimit

12 Maj 2022, 12:48 Nga DOSJA
Reagimet nga Kosova për kërkesën në KiE, Haradinaj:  BE-ja

KOSOVË– Ditën e sotme Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Europës, ku ministrja e jashtme Donika Gërvalla ka dorëzuar kërkesën në Strasburg.

Reagime të shumta kanë ardhur nga figurat politike në Kosov ë ku kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë dhe ka shkruar se është jetike që BE-ja tani t’i hapë dyert Kosovës për proceset integruese.

Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ai.

Ndërkohë ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku u shpreh se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret dhe se përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

“Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret dhe tani, me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar ajo në Twitter.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca ramush haradinaj vlora citaku glauk konjufca ramush haradinaj vlora citaku

Sondazh

Poll