Bota

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, eksperti: Temë kryesore në ministerialin e Torinos këtë javë

12 Maj 2022, 13:38 Nga DOSJA
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, eksperti: Temë kryesore

KOSOVË– Njohësi i fushës së të drejtave të njeriut, Andrew Forde, ka thënë se Kosova me dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Europës do të jetë tema kyçe në diskutimin e Këshillit Ministror, i cili do të mblidhet javën e ardhshme në Torino të Italisë.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. Do të jetë pikë kryesore e diskutimit joformal në ministerialin e Torinos javën e ardhshme. A do të jetë ky një proces i shkurtë i pranimit në bazë të rrethanave, apo fillim i një procesi të stërzgjatur dhe përçarës? Koha do ta tregojë”.-u shpreh Forde.

Në një postim në Twitter ai ka folur rreth përfitimeve të Kosovës nga anëtarësimi në Këshillin e Europës, si dhe përfitimit e Këshillit me Kosovën anëtare, ku u shpreh se kjo do t’i shërbejë pakicave që kanë luftuar për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Ligjërisht, tri gjëra të ndërlidhura ndodhin me anëtarësimin. Një shtet bëhet palë e Statutit të Këshillit të Europës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës. Në Kosovë, korniza ligjore tashmë është kryesisht e përshtatshme për këtë qëllim”.-shkroi ai.

Ai shtoi se anëtarësimi gjithashtu do të largonte të gjitha pengesat për monitorimin e të drejtave të njeriut dhe angazhimin këshillues në Kosovë, megjithatë, ai thotë se është e rëndësishme të theksohet se Këshilli i Europës ishte inovativ dhe aktiv në angazhimin me Kosovën përgjatë viteve, me shumë monitorim ad hoc dhe investime të konsiderueshme.

Anëtarësimi do të trajtonte një anomali juridiksionale të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ka vazhduar për dy dekada. Këshilli i Europës ka qenë gjithmonë “status neutral”, gjë që është absolutisht korrekte dhe në përputhje me rolin e saj institucional kundrejt rolit vendimtar të shteteve anëtare në lidhje me njohjen (ose jo) politike”.-vijoi ai.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni andrew forde kosova aplikon per kie andrew forde kosova aplikon per kie

Sondazh

Poll