Bota

Rrugëtimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku bën pjesë e ku ende jo

12 Maj 2022, 11:55 Nga DOSJA
Rrugëtimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku

KOSOVË– Kosova ditën e sotme bëri një hap të rëndësishëm në politikën e saj të jashtme pasi aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Që nga shpalja e Pavarësisë më 17 shkurt të 2008 e deri më sot Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive.

Rel ka publikuar një grafik, ku ka listuar organizatat ndërkombëtare pjesë e të cilave është Kosova, dhe ato që ende s’është anëtarësuar.

Kosova është anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Doganave, Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, Federatës Botërore të Futbollit, Federatës Evropiane të Futbollit dhe Komitetit Olimpik.

Ndërkohë nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, NATO’s, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale(INTERPOL) dhe Agjencisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni kosova aplikon per kie kosova aplikon per kie

Sondazh

Poll