Politike

Gazment Bardhi: “Rithemelimi” s’paguan dot ujin dhe dritat e PD. Më kërkojnë mua…

11 Maj 2022, 20:45 Nga DOSJA
Gazment Bardhi: “Rithemelimi” s’paguan dot ujin dhe dritat e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pretendon se ai ende e menaxhon dhe administron godinën e selisë blu. I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “News24”, Bardhi deklaroi se Komisioni i Rithemelimit nuk i paguan dot shërbimet e godinës, madje as personelin, pasi askush nuk i njeh si institucion.

“Këta nuk paguajnë dot ujin dhe dritat. Më kërkojnë mua që të firmos për energjinë elektrike të Partisë Demokratike. Shumica duhet të ketë vulën, në një proces që përcaktohet se kush është shumica. Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica,”- tha Bardhi.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2022, 18:38

FOTOJA- Rama takon Joseph Borrell

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Bruksel për të marrë pjesë në darkën jozyrtare me liderët e tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Po ash...