Bota

“Do të bëjmë çmos të mbrojmë interesat tona”Vuçiç mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurimit

12 Maj 2022, 10:50 Nga DOSJA
“Do të bëjmë çmos të mbrojmë interesat

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër pasnjoftimit nga ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, e cila ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshillin Europian.

Vuçiç njoftoi se ai do të mbledhë Këshillin e Sigurimit në një seancë urgjente ku dhe do të diskutohet qëndrimi i Serb isë dhe masat që do të merren si kundërpërgjigje ndaj Kosovës. Ai u shpreh seshpreh se ky vendim është një shkelje e hapur e Marrëveshjes së Washingtonit, një injorim prej 10 vitesh i marrëveshjes së Brukselit dhe shkelje e rezolutës 1244.

“Dua t’iu informoj se para pesë minutave Gërvalla ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Kështu Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Wasingtonit, pasi ka shkelur për dhjetë vjet marrëveshjen e Brukselit si dhe Rezolutën 1244. Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është caktuar për nesër në orën 11:00. Nuk ka tërheqje, dorëzim dhe shmangie të shantazheve dhe ultimatumeve “-tha Vuçiç.

Vuçiç tha se do të bëjnë gjithçka për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të Kosovës, megjithatë thekson se pas këtyre veprimeve qëndrojnë shtetet kryesore të Perëndimit.

Ne do të bëjmë çmos që të tregojmë se mund të luftojmë, ta mbrojmë vendin tonë. Mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore, dhe ne jemi një vend i vogël që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, ka thënë Vucic.

Presidenti serb akuzoi perëndiin se qëndron pas këtij vendimi të Kosovës, ku tha se kjo po përdoret si presion që Serbia ta njohë Kosovën si dhe theksoi se synimet e Kosovës pvr t’u anëtarësuar dhe në NATO kanë mbështetjen e SHBA-së.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll