Bota

Aleati i Putin paralajmëron Perëndimin për rrezikun e konfliktit me NATO-n

12 Maj 2022, 09:30 Nga DOSJA
Aleati i Putin paralajmëron Perëndimin për rrezikun e konfliktit

RUSI- Ish-presidenti i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se një konflikt i tillë me NATO-n mbart gjithmonë rrezikun e shndërrimit në një luftë të plotë bërthamore.

“Vendet e NATO-s që pompojnë armë në Ukrainë, stërvitin trupa për të përdorur pajisjet perëndimore, dërgimin e mercenarëve dhe stërvitjet e vendeve të Aleancës pranë kufijve tanë rrisin mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë dhe të hapur midis NATO-s dhe Rusisë. Një konflikt i tillë ka gjithmonë rrezikun që të kthehet në një luftë të plotë bërthamore,” tha Medvedev.

Sipas Sky News, Medvedev është një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj lajmeve se Finlanda dhe Suedia po i afrohen më shumë anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar Perëndimin që mbështetja e tij ushtarake në rritje ndaj Ukrainës rrezikon të shkaktojë një konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina shkatërron urat në Lugansk që të mos avancojnë rusët!

(d.d)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota dmitry medvedev presidenti i rusise vladimir putin dmitry medvedev presidenti i rusise vladimir putin

Sondazh

Poll