Bota

Presidenti i Sri Lankës do të emërojë kryeministrin e ri pasi trazirat po vijojnë

12 Maj 2022, 10:47 Nga DOSJA
Presidenti i Sri Lankës do të emërojë kryeministrin e ri

SRI LANKA- Presidenti Gotabaya Rajapaksa kishte vendosur të emëronte një kryeministër të ri të enjten në përpjekje për të larguar Sri Lankën nga kriza e saj e tmerrshme ekonomike pas ditëve të dhunës.

Sipas The Guardian, Gotabaya Rajapaksa në një përpjekje për të fituar mbi opozitën u zotua të heqë dorë nga shumica e kompetencave të tij ekzekutive dhe të krijojë një kabinet të ri këtë javë.

“Unë do të emëroj një kryeministër që do të komandojë një shumicë në parlament dhe besimin e popullit,”– tha Rajapaksa në fjalimin televiziv.

Mahinda Rajapaksa dha dorëheqjen si kryeministër pasi mbështetësit e tij sulmuan mbështetësit anti-qeveritar dhe bënë trazira në Colombo. Kjo shkaktoi dhunë disaditore që vranë të paktën nëntë njerëz dhe plagosën më shumë se 200 ndërkohë që dhjetëra shtëpi Rajapaksa-s u dogjën.

Me krizën ekonomike, qeveria Rajapaksa filloi të shpërbëhej. Sri Lanka është në bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të tjerë për një paketë shpëtimi pasi mungesa e valutës së huaj e detyroi atë të mos paguajë borxhet e saj të jashtme muajin e kaluar.

Shefi i bankës qendrore të vendit ishull paralajmëroi të mërkurën se ekonomia do të “kolapsohet” nëse nuk emërohet urgjentisht një qeveri e re.

(j.c)/dosja.al 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota gotabaya rajapaksa mahinda rajapaksa ranil wickremesinghe sri lanka gotabaya rajapaksa mahinda rajapaksa ranil wickremesinghe sri lanka

Sondazh

Poll