Bota

Të paktën 10 të plagosur pas shpërthimit në një fabrikë në Slloveni

12 Maj 2022, 09:50 Nga DOSJA
Të paktën 10 të plagosur pas shpërthimit në një

SLLOVENI- Një shpërthim në një fabrikë të lëndëve kimike në juglindje të Sllovenisë, ka plagosur të paktën 10 njerëz më 12 maj, teksa autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve në afërsi që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Shpërthimi është raportuar rreth orës 08:30 të mëngjesit në Kocevje. Ende nuk është bërë e qartë se çka e shkaktuar shpërthimin. Qyteza, e cila është rreth 55 kilometra në juglindje të kryeqytetit Lubjanës, ka një popullsi prej rreth 8,000 banorësh.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve në zonat e afërta, që të mbyllim dritaret dhe të mos dalin jashtë gjatë intervenimit”, është cituar të ketë thënë policia sipas mediave lokale.

Sipas tyre, një Këshill lokal për Emergjenca është takuar ndërkohë që zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancave kanë arritur në fabrikën Melamin. Fabrika Melamin ka rreth 200 punëtorë.

Marrë nga REL. 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota 10 te plagosur ne slloveni fabrika ne slloveni perfshihet nga flaket slloveni 10 te plagosur ne slloveni fabrika ne slloveni perfshihet nga flaket slloveni

Sondazh

Poll