Bota

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut: Shkalla e vrasjeve në Ukrainë është tronditëse

12 Maj 2022, 09:45 Nga DOSJA
Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut: Shkalla e vrasjeve

UKRAINË- Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet ka thënë se një mijë trupa janë gjetur në një zonë të kryeqytetit ukrainas Kiev në javët e fundit, duke shtuar se shumë incidente mund të përbëjnë krime lufte.

“Shkalla e vrasjeve të paligjshme, duke përfshirë indikacionet e ekzekutimeve të shkurtra në zonat në veri të Kievit, është tronditëse,”– tha Bachelet përmes lidhjes me video.

Sipas Sky news, këshilli i të Drejtave të Njeriut do të vendosë sot nëse do të ngarkojë hetuesit me një hetim zyrtar mbi ngjarjet që ndodhën në Kiev dhe rajone të tjera në shkurt dhe mars.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe e përshkruan veprimin e saj në Ukrainë si një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur vendin dhe për ta çliruar atë nga ajo që Kremlini e quan nacionalizëm anti-rus të nxitur nga Perëndimi.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina shkatërron urat në Lugansk që të mos avancojnë rusët!

(j.c)/dosja.al 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi michelle bachelet lufta ukraine-rusi michelle bachelet

Sondazh

Poll