Aktualitet

EMRAT/ Gjenden dy shqiptarë të plagosur në Itali

12 Maj 2022, 07:18 Nga DOSJA
EMRAT/ Gjenden dy shqiptarë të plagosur në Itali

ITALI– Dy shqiptarë janë gjëtur të plagosur në tokë në Pescara të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë pikasur nga një kalimtar që ka lajmëruar autoritetet. Bëhet fjalë për Elvis Balanin, 41 vjecc dhe Leon Ccakon, 39 vjecc. I pari ka një plagë të thellë në bark, ndërsa i dyti në këmbë. Të dy ndodhen në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ajo që është thelbësore për zbardhen e ngjarjes është dëshmia e personi që i gjeti në rrugë, pasi shqiptarët nuk janë përmendur ende.

Tashmë është në duart e autoriteteve që të zbardhin ngjarjen. Edhe vetë shqiptarët në momentin që do të jenë të vetëdijshëm pritet që të rrëfejnë detaje mbi mënyrën se si janë plagosur apo për personat që i kanë sulmuar. Gjithashtu bëhet me dije se vendi ku janë gjetur shqiptarët ka pasur kamera sigurie, pamjet e të cilave do të shqyrtohen për të zbardhur ngjarjen.

(Fm/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet plagosen shqiptaret ne itali plagosen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll