Art&Argëtim

Klea Huta tregon se si i ka marrëdhëniet me vjehrrën: Më konsideron si vajzën e saj

12 Maj 2022, 09:06 Nga DOSJA
Klea Huta tregon se si i ka marrëdhëniet me vjehrrën: Më

TIRANË- Këngëtarja Klea Huta ka folur si rrallëherë për jetën personale dhe mbi marrëdhënien me vjehrrën e saj. Klea ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka treguar se si ka qenë takimi i parë i saj dhe vjerrës së saj. Ajo është shprehur se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me maman dhe babin e Elgitit.

“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”-tha Klea Huta.

Gjithashtu, Klea zbuloi se së fundmi Elgiti ka qenë shumë i zënë me koncerte duke shtuar se më shumë e shikojnë aktorët Donald dhe Romeo Veshaj se sa ajo. Ajo rrëfeu se nuk i ankohet këngëtarit në lidhje me këtë gjë pasi kanë zgjedhur të rrinë me njëri-tjetin duke pasur parasysh profesionet e tyre ndaj i kanë toleruar gjërat në heshtje.

“Elgitin s’po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo me Donaldin më shumë se unë. Të them të drejtën nuk i ankohem sepse kur e mori përsipër që të bënte koncertet e dija shumë mirë që s’do e shikoja në shtëpi. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri-tjetrin me profesionet që ne kemi, jemi të dy njerëz nga shoëbizi që e kemi kuptuar njëri-tjetrin dhe i kemi toleruar gjërat në heshtje. 

Ne që në fillim të lidhjes tonë Giti punonte deri vonë në studio me këngëtarë, me këngëtare. Besimi ka qenë i konsoliduar që në fillim. Kur Giti nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga unë, shkon nëpër koncerte, kthehet pas dy-tre ditësh me shokë, me njerëz që nuk i njoh dhe nuk ka nga unë asnjë lloj xhelozie… Ai kthehet te unë dhe më dashuron akoma më shumë,”– tha ajo.

Elgiti dhe Klea u martuan në fillim të vitit 2020 dhe po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.

(j.c)/dosja.al 

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

showbiz showbiz donald veshaj elgit doda klea huta romeo veshaj donald veshaj elgit doda klea huta romeo veshaj

Sondazh

Poll