Art&Argëtim

Sonila Meço: Fillimisht mendoja se bashkëshorti ishte zgjidhja më e mirë…

12 Maj 2022, 07:54 Nga DOSJA
Sonila Meço: Fillimisht mendoja se bashkëshorti ishte zgjidhja

TIRANË– Gazetarja Sonila Meço ka treguar detaje nga lidhja e martesa e saj. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Meço tha se fillimisht kishte qenë shumë e lumtur që punonte në të njëjtin vend me të shoqin, Drinin.

Më vonë, ajo tha se kur ka kaluar koha, ka kuptuar që bashkë mund të flisnin për gjithçka, edhe për punën, por jo të ishin gjatë gjithë kohës në të njëjtin ambient. Meço shtoi se tashmë janë mësuar dhe kjo gjë ka bërë që lidhja e tyre të forcohej.

“Unë kam mjaftueshëm vite e lidhur me bashkëshortin dhe ka pasur disa ngjarje të rëndësishme që nuk i kanë lënë kohë martesës. Në fillim kam menduar që Drini ishte zgjidhja më e mirë për mua sepse ishte mbështetja ime më e madhe ishte i qetë. Më mbronte edhe profesionalisht. Kaloi pak kohë dhe kuptova që nuk mund të punoj në të njëjtin vend me të dhe u mësova me idenë që nuk e kam më në punë por mund ta pyes për gjithçka. Kuptova që vetëmjaftueshmëria ime është kushti i vetëm që do të mbante të fortë lidhjen me Drinin. Ndoshta edhe Drini më ka parë me këtë sy. Është tjetër gjë dashuria është tjetër gjë martesa,”- tha Meço ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

showbiz showbiz sonila meço sonila meço

Sondazh

Poll