Art&Argëtim

“Njerëzit qanin, kemi pikëpyetje”/ Niko Komani zbulon marrëveshjen me artistin brazilian

11 Maj 2022, 20:34 Nga DOSJA
“Njerëzit qanin, kemi pikëpyetje”/ Niko Komani zbulon

TIRANË- Stilisti Niko Komani ka folur në lidhje me performancën e Ronela Hajatit në “Eurovision”, duke bërë me dije se si e priti ekipi ynë shqiptar rezultatin. Po ashtu, ai sqaroi gjithashtu kritikat për veshjet e këngëtares dhe akuzat për vjedhje nga artisti Brazilian Pedro Leopoldo.

Në një intervistë për “Pardon My French”, Komani tha se performanca u prit shumë mirë dhe janë përgëzuar, por sqaroi të gjithë ata që i kishin shkruar duke theksuar se Ronela nuk u penalizua si pasojë e veshjes së stiluar nga ai.

“Njerëzit qanin aty dhe ne e kuptuam që ajo ishte gabim. Ne nuk mund të qajmë me një refuzim të vogël sepse dashuria ishte e madhe. Ishim një ekip që të gjithë na përgëzonin për enegrjinë që ishte aty. Në Twitter u bë nami… Nuk mund të nënshtrohet artisti. Ky është një problem i madh, më duket absurditet të nënshtrohet artisti. Për ne ishte perfekte, edhe kemi një pikëpyetje të gjithë. Unë mendoja që do ishim në top 10, maksimumi në top 12. Unë jam zgjuar me mesazhe duke më vënë gishtin që Ronela nuk hyri në finale prej veshjes. Kemi vendosur bashkë si të ishin të gjithë sa më komodë në atë performancë. Veshja është idiotësi të konsiderohet sepse aty nuk është sfilatë mode. Në fund të ditës gjykohet zëri, performanca. Nuk humbet Eurovisioni nga veshja,”– u shpreh Niko.

Madje u ndal edhe më shumë, duke treguar se kishte komunikuar artistin brazilian Pedro Leopoldo dhe bëri me dije se gjithçka e kanë sqaruar me njëri-tjetrin dhe madje Pedro do të jetë ideatori i një projekti që Ronela po planifikon.

“Do doja që të flisja edhe unë edhe ai. Por ne e kemi sqaruar. Ronela ka një tjetër projekt shumë të madh që vjen në qershor dhe ideatori që do të ilustrojë projektin do të jetë Pedro,”- e mbylli ai.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

showbiz showbiz eurovision 2022 niko komani pedro leopoldo eurovision 2022 niko komani pedro leopoldo

Sondazh

Poll