Politike

Priten trazira! Vuçiç nga Brukseli: Kosova do anëtarësim në KiE, s’jemi në pozitë të lehtë

11 Maj 2022, 21:16 Nga DOSJA
Priten trazira! Vuçiç nga Brukseli: Kosova do anëtarësim

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë sonte në një darkë pune në Bruksel, e cila ishte e organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor nga Diplomati i BE-së, Joseph Borrell. Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së, presidenti Vuçiç komentoi se “nuk mund të bëjmë më të mirën dhe duhet të veprojmë në mënyrë racionale”.

“Jam absolutisht i përkushtuar për të punuar më tej në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Kemi pasur një mirëkuptim të sinqertë për çështje të ndryshme, në radhë të parë me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse nuk jemi në një pozitë të lehtë. Situata është shumë e ndërlikuar dhe komplekse për ne dhe nesër do të jetë edhe më e vështirë sepse zonja Gërvalla konfirmoi se do të paraqesë kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës të Kosovës,”- tha Vuçiç.

Megjithatë duket se dhe darka miqësore nuk ka shkuar aq mirë sa pritej, pasi presidenti  tha se Serbia do të vazhdojë të luftojë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Madje theksoi se do të vazhdonin fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës. 

“Ne do të caktojmë një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në 36 orët e ardhshme dhe do të fillojmë të reagojmë politikisht. Nuk do të shkojë aq lehtë sa e imagjinonin. Për ne situata nuk është e thjeshtë, por nuk kemi ku të shkojmë. Ne duhet të marrim vendime racionale, sado e vështirë të jetë në botën e sotme,”-tha ai. Ndërsa lidhur me Rusinë shtoi: Ne do të marrim vendime në përputhje me interesat tona!

Marrë nga Blic

LAJMI KRYESOR: Rama në Bruksel, takim me Borrell e liderët e Ballkanit, mungojnë Kurti e Abazoviç

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

politike politike aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2022, 18:38

FOTOJA- Rama takon Joseph Borrell

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Bruksel për të marrë pjesë në darkën jozyrtare me liderët e tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Po ash...