Aktualitet

Ilir Meta, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Veliaj: Nuk besoj se ia mban

11 Maj 2022, 16:41 Nga DOSJA
Ilir Meta, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Veliaj: Nuk besoj se

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar fjalët se Presidenti në ikje, Ilir Meta, mund të kandidojë për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e ardhshme lokale, ku mendohet se do të “kërkojë” të marrë Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Report TV, Veliaj deklaroi se Ilir Meta nuk e ka guximin që të kandidojë përballë tij. Megjithatë shtoi se nëse presidenti në ikje mendon se mund që të garojë përballë tij, atëherë ai do të ishte i lumtur që të përballej me të. 

“Nuk besoj se ia mban, por nëse ia mban, do të ishte një betejë shumë e mirëpritur. E mirëpres,”- theksoi Veliaj.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll