Aktualitet

Kosova do t’i bashkohet KiE? Vuçiç s’e pret mirë, kërkon mbledhje URGJENTE në Serbi

11 Maj 2022, 18:07 Nga DOSJA
Kosova do t’i bashkohet KiE? Vuçiç s’e pret mirë,

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është pritur në Bruksel me një lajm të keq për të dhe familjen e tij. Sipas medias serbe “Kurir“, ai ka shkuar sot në Brukel, ku i është bërë me dije se Prishtina po paraqet iniciativën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që sipas tyre është shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjeve të Uashingtonit dhe Brukselit.

Po sipas raportimeve të mediave serbe, lajmi është konfirmuar edhe nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjë që mendohet se ka zemëruar shumë presidentin. Ndaj pas kthimit nga Brukseli dhe brenda 48 orëve, mësohet se Vuçiç do të thërrasë një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. 

LAJMI KRYESOR: Rama në Bruksel, takim me Borrell e liderët e Ballkanit, mungojnë Kurti e Abazoviç

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

kryesore kryesore aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll