Politike

Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: I ngërdheshet prokurorëve dhe gjyqtarëve, ora po të afron

11 Maj 2022, 10:08 Nga DOSJA
Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: I ngërdheshet prokurorëve dhe

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’, Kryemadhi shkruan se Rama ka vendosur partinë e tij në pushtet në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që të mos dënojnë korrupsionin e grupit të tij. Po ashtu, Kryemadhi tha se Rama i ngërdheshet prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke i thënë se i ka ndihmuar të kalojnë vetingun.

POSTIMI:

Në vitin 2016 miratuam me 140 vota dhe ndihmën e SHBA-BE një reformë në drejtësi që të hiqnim përfundimisht duart e politikës nga drejtësia. Sot, kryeministri i vendit e ka vendosur partinë e tij në pushtet, në funksion të kërcënimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të mos dënojnë korrupsionin e grupit të tij. Gjithçka e thënë me logon e partisë socialiste në sfond. Moralisht e turpshme, ligjërisht e dënueshme! Rama deklaron se ka udhëhequr Reformën në Drejtësi, por ajo nuk është si reforma në ujin e pijshëm që ai me Alqin e inceneratorëve e përdorën për të zhytur drejt falimentit bashkitë dhe duke rënduar familjet shqiptare përmes taksave të larta.  Reformën në Drejtësi e konceptuam dhe miratuam me 140 vota që të mos ishte Ramaforma e radhës. Sot shohim si Rama i ngërdheshet prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke i thënë se i ka ndihmuar të kalojnë vetingun, ndaj është herezi që sistemi i drejtësisë të hetojë kryekorruptuesin e sistemit dhe bandën e tij. Një sistem i pavarur i drejtësisë është jetik për të frenuar shpopullimin dhe nxitur integrimin evropian të Shqipërisë, ndërsa synimet e kryeministrit janë krejt të ndryshme. Tik Tak ora jote po afron!

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë konferencës me gazetarët iu është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e cila i kërkoi ‘prerazi’ të mos ushtronte më presion ndaj SPAK. Rama tha se SPAK duhet të kishte marrë nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha që nga momenti që u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi prej një viti qarkullojnë edhe teori konspirative. Po ashtu, ai ripërsëriti se ka shumë respekt për punën që ka bërë SPAK. 

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll