Politike

Qeveria miraton kodifikimin e programeve të studimit, cilat kategori përfitojnë

11 Maj 2022, 12:05 Nga DOSJA
Qeveria miraton kodifikimin e programeve të studimit, cilat kategori

TIRANË– Qeveria ka miratuar vendimin për kodifikimin e programeve të studimit. Lajmi u dha ditën e sotme nga ministria e Arsimit, Evis Kushi. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi deklaroi se do të kryhet organizimi i programeve në kode që identifikon fusha të ngjashme. Në këtë VKM përfitojnë institucionet politikbërëse, universitetet dhe vetë studentët.

‘Miratuam vendimin për kodifikimin e programeve të studimit. Nënkupton organizimin e programeve në kode që identifikojnë fusha të ngjashme. Sipas ligjit, të gjitha programet e studimit që kanë të njëjtin emërtim duhet të jenë të ngjashme në kodifikimin e tyre. Përfitojnë institucionet, universitetet do të rrisin koherencën e tyre. Përfitojnë institucionet politikbërëse. Përfitojnë edhe studentët, edhe kur bëjnë transferimin e studimeve nga një universitet në një tjetër. I jemi referuar sistemit të ISKED. Ky është një hap për rritjen e cilësisë në universitetet tona.’– tha Kushi.

(a.b).dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike evis kushi vkm 11 maj 2022 evis kushi vkm 11 maj 2022

Sondazh

Poll