Bota

Qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë gazetarja e Al Jazeera

11 Maj 2022, 06:44 Nga DOSJA
Qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë gazetarja e Al

IZRAEL– Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Ajo u godit nga një plumb ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, aty ku dhe humbi jetën, raporton Protothema.gr.

Rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të qarta, por videot e incidentit tregojnë se Abu Akleh u qëllua në kokë, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera.

“Ajo që ne dimë tani për tani është se ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar vdekjen e saj. Shireen Abu Akleh, po mbulonte ngjarjet që po shpalosen në Jenin, veçanërisht një bastisje izraelite në qytet, i cili është në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kur ajo u godit nga një plumb në kokë, “tha Ibrahim, duke folur nga qyteti palestinez Ramallah.

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota izrael shireen abu akleh izrael shireen abu akleh

Sondazh

Poll