Aktualitet

Aksidentoi për vdekje italianin/ 30-vjeçari shqiptar rrezikon deri në 10 vite burg

10 Maj 2022, 20:15 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje italianin/ 30-vjeçari shqiptar rrezikon deri

ITALI- Ekspertët e drejtësisë italiane do të përcaktojnë nëse i riu shqiptar që aksidentoi për vdekje italianin Enrico Occhini ishte nën efektin e drogës kur makina e tij goditi motorin e Occhinit. Arezzonotizie shkruan se eksperti i caktuar nga gjyqtarja hetuese Giulia Soldini do të ketë 30 ditë kohë për të kryer hetimet, ndërsa vendimi për shqiptarin pritet të jepet ditët e fundit të qershorit, kur të dëgjohet e gjithë ekspertiza.

Në timonin e makinës, në atë 31 korrik 2020 dramatike përgjatë autostradës 73, ishte një i ri shqiptar, i cili tashmë akuzohet për vrasje në rrugë. Dilema që gjyqtari kërkon të zgjidhë është nëse shoferi ka qenë nën ndikimin e drogës apo jo. Nëse do të konfirmohej përdorimi i substancave, do të kishte një rrethanë të rëndë rënduese.  Mbrojtja e 30-vjeçarit bëri dy konsultime teknike: një raport për dinamikën e aksidentit dhe një për të vënë në pikëpyetje marrjen e substancave psikotrope.

Familjarët e mbrojtur nga avokatët Osvaldo Fratini dhe Marta Tofani nuk do të mund të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit pasi në proceset civile tashmë kanë marrë dëmshpërblim nga sigurimi dhe për rrjedhojë nuk mund të marrin pjesë në procedimin penal. 30-vjeçari ka kërkuar të gjykohet me një dënim të shkurtuar dhe rrezikon një dënim që, nëse do të provoheshin rrethanat rënduese, do të shkonte nga 5 deri në 10 vjet burg.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet giulia soldini marta tofani osvaldo fratini giulia soldini marta tofani osvaldo fratini

Sondazh

Poll