Aktualitet

U aksidentua me gruan dhe foshnjën, përkeqësohet gjendja e Arjan Konomit

10 Maj 2022, 19:48 Nga DOSJA
U aksidentua me gruan dhe foshnjën, përkeqësohet gjendja e Arjan

TIRANË– Gjendja e Arjan Konomit është përkeqësuar. Lajmin e ka bërë me dije një i afërmi i tij, i cili ka bërë me dije se Konomi ka kaluar sërish në zonën e reaminacionit në orën 19:00 të pasdites së sotme. Ndërkohë që deri më tani, raportohet se bashkëshortja e tij, Vilma është në gjendje më stabël.

Ngjarja e rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi ndodhi mesditen e së dielës në rrugën e Kavajës. Çifti Vilma dhe Arjan Konomi ishin duke kaluar rrugën në vijat e bardha bashkë me foshnjen e tyre 3 muajshe. Me një shpejtësi të lartë, Ajas Sulejmani i përplasi dhe pasi zbriti nga makina dhe pa çfarë ndodhi u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos iu dhënë as ndihmën e parë. Ai u arratis për gati 3 orë dhe më pas u arrestua në një nga spitalet private të Tiranës.

LAJMI KRYESOR: Përplasi çiftin e beben, Sulejmani del në gjyq, justifikon drogën: I merrja për palestër

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet arjan konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen arjan konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll