Art&Argëtim

VIDEO/ Incidenti me këngëtarët italianë të “Eurovision”, një burrë i ndërpret intervistën

9 Maj 2022, 13:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Incidenti me këngëtarët italianë të

ITALI- Eurovision Song Contest 2022 është gati të fillojë ku kanë mbetur vetëm 24 orë dhe gjithçka është gati. Intervistat e para po zhvillohen këto ditë.

Por një incident është shënuar në intervistën e përfaqësuesve të Italisë, Mahmood dhe Blanco, të cilët teksa ishin në tapetin e kuq ditën e djeshme një burrë u përpoq të ndërhynte dhe t’i ndërpresë ata.

Në videon e publikuar në Twitter, shihet se si prezantuesit Gabriele Corsi dhe kolegia e tij Carolina Di Domenico po  intervistonin këngëtarët kur në një moment Corsi thërret oficerin e sigurimit sepse pa një burrë që po afrohej. Ky person tha se donte të rriste ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore por Corsi, megjithatë, u përgjigj në anglisht se kjo nuk ishte mënyra më e saktë për ta bërë këtë.

Durante l’intervista un ragazzo tenta di entrare in scena per sensibilizzare sui temi ambientali. Bloccato dalla sicurezza. #Blanco è lì lì per andare da lui e capire la situazione #Eurovision #Esc2022 #Escita #turquoisecarpet pic.twitter.com/a32IHmPzel

— Andrea Conti (@IlContiAndrea) May 8, 2022

Përfundimisht gjithçka kaloi pa probleme dhe personi në fjalë u largua. Blanco e komentoi me humor dhe vijoi intervistën me këngëtarët.

“ Ishte si pushtimi i fushës. Shkëlqyeshëm, më pëlqejnë këto gjëra. Gjithsesi ai tha për krizën klimatike, le të flasim për të. Është një temë e shkëlqyer”.-tha ajo.

Mahmood, nga ana tjetër, nuk tha asgjë, edhe pse u duk në fillim i shqetësuar ai u qetësua dhe dëgjoi se çfarë kishte për të thënë burri.

Kujtojmë se Italia do të performojë në finalen e 14 majit 2022 me Spanjën, Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar si dhe me ata që do të kalojnë gjysmëfinalen.  Në krye të Eurovizionit 2022, nga ana tjetër, do të gjejmë Alessandro Cattelan, Mika dhe Laura Pausini.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz eurovizion 2022 mahmood dhe blanco eurovizion 2022 mahmood dhe blanco

Sondazh

Poll