Art&Argëtim

VD-Putin shqetëson nga Parada në Moskë: Dy shenjat që “ndezin” skenarët për shëndetin e tij

9 Maj 2022, 13:58 Nga DOSJA
VD-Putin shqetëson nga Parada në Moskë: Dy shenjat që

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin shton dyshimet se është sëmurë. Sot, në paradën e 9 majit, dukej se kishte vështirësi në ecje madje dhe u ul duke mbajtur një batanije në prehër duke ushqyer skenarë të rinj për shëndetin e tij të dobët. Presidenti 69-vjeçar i Rusisë mori pjesë në këtë ngjarje si çdo vit – më 9 maj kur festohet dorëzimi i Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Fillimisht u vu re se Putini ecte shumë ngadalë për të shkuar te monumenti i Ushtarit të Panjohur, ndërsa gjatë paradës, ai u pa i ulur me një batanije të rëndë si përparëse që e kishte gjithashtu vetëm njëri nga veteranët e luftës. Sipas Daily Mail, secila prej dy incidenteve – hapi “i rëndë” dhe batanija – nuk është një problem në vetvete, por të dyja së bashku ndjellin shqetësim për shëndetin e tij nuk i lënë të qetësohen pëshpëritjet për shëndetin e tij.

Sipas gazetës, thashethemet për problemet shëndetësore të Putinit kishin nisur dy vjet më parë – ndërsa tani dyshohet se ka bërë operacion pasi vuan nga kanceri. Ndërsa një analist politik dhe kundërshtari kryesor i Putinit, Valery Solovei, përhapi zëra se Putin vuante nga sëmundja e Parkinsonit, duke e detyruar Kremlinin të mohonte gjithçka.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

virale virale vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll