Aktualitet

Sherr për tubat e ujit në Delvinë, vëllezërit rrahin punonjësit e UKT-së

9 Maj 2022, 10:50 Nga DOSJA
Sherr për tubat e ujit në Delvinë, vëllezërit rrahin

DELVINË– Dy vëllezër, Erjon alias Aleksandër Ruçi dhe Klaudion Ruçi kanë dhunuar dy punonjësit e kompanisë që sillnin tuba për ujësjellësin, R. K., dhe A. G.. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në Delvinë. Vëllezërit kanë dhunuar punonjësit, pasi nuk pranojnë se tubacioni i ri që do të sjellë ujin pasi i bie të kalonte pranë shtëpisë së tyre. Vëllezërit Ruçi i kanë shkatërruar edhe automjetin dy punonjësve të Ujësjellësit.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E.(A). R., 39 vjeç, banues në Delvinë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve R. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. G., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u kanë shkatërruar automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim. Gjithashtu u referuan materialet për shtetasin A. G., 36 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja H. R., 66 vjeçe, banuese në Delvinë, se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet sherr në delvinë sherr në delvinë

Sondazh

Poll