Aktualitet

LIVE-Kuvendi/ Ilvi Meta hap debat, Duma: S’mund të ndodhë! Shehi debat me Felajn

9 Maj 2022, 12:12 Nga DOSJA
LIVE-Kuvendi/ Ilvi Meta hap debat, Duma: S’mund të ndodhë! Shehi

TIRANË– Vetëflijimi i Ilvi Metës, 31-vjeçarit në Komisariatin e Policisë së Kavajës është transferuar në Kuvend. E para e hapi temën deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, e cila publikoi edhe fotot ku shihet rripi me të cilin dyshohet se i riu ka varur veten. Nga foltorja, Duma tha se efektivët kanë neglizhuar ngjarjen. Ajo shtoi se i respekton hetimet e se nuk preferon të dalë në përfundime, por që referuar bisedës që ka pasur me të atin, ka kuptuar që familjes nuk i është dhënë rëndësi. Duma iu drejtua ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi të cili i kërkoi të përgjigjej si prind për rastin në fjalë. Po, Çuçi tha se nuk mund të fliste për ndjenja personale në Kuvend. Ai shtoi se autoritetet po ndjekin hetimet, por që nuk mund të lejonte që të hidheshin akuza mbi policinë duke e trajtuar ngjarjen si një komplot. 

RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 35, datë 5.05.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 28.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores) 2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Diskutim i çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit. (Neni 40/1 i Rregullores së Kuvendit) Diskutime – jo më shumë se 4 orë. (Koha e diskutimeve ndahet në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetin e pavarur ose deputetin jashtë grupeve parlamentare. Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet për sa është e mundur në proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve jashtë grupeve parlamentare). Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon: – Grupi parlamentar i partisë Socialiste 120 minuta – Grupi parlamentar i partisë Demokratike 72 minuta – Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 13 minuta – Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 13 minuta – Deputetët jashtë grupeve parlamentare 22 minuta

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ilvi meta në Kuvend/ Duma: Je prind. Çuçi: Ka procesverbale, ndjenja personale është tjetër

Vetëvrasja e Metës, Çuçi: Kjo ngjarje nuk ka lidhje me politikën 

Vetëvrasja e Metës, Duma: Atë e kanë paragjykuar padrejtësisht

Shehu e nis me debate: Pse më hiqni fjalën? Felaj: S’di ç’bëhet tek grupet

(a.b;f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike kuvendi seanca plenare 9 maj 2022 kuvendi seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll