Aktualitet

Aksidenti/ Qato: Këmbësorët të respektojnë rregullat, me Sulejmanin e kishim bërë detyrën

9 Maj 2022, 11:43 Nga DOSJA
Aksidenti/ Qato: Këmbësorët të respektojnë rregullat,

TIRANË– Kreu i Policisë Rrugore, Altin Qato u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat kur ecin në rrugë. Në një prononcim në AbcNeës, Qato tha se nuk u referohej aty të aksidentit të rëndë që ndodhi një ditë më parë, por në përgjithësi. Me autorin e aksidentit, Aja Sulejmani, Qato tha se e kishin bërë detyrën.

“Qytetarët të zbatojnë rregullat kur kalojnë në rrugë, teksa tha se masat ashpërsohen ndaj shoferëve me shtimin e shkeljeve nga ana e tyre. Nuk po e lidh me rastin e djeshëm, pasi ata që u aksidentuan dje ishin tërësisht brenda rregullave dhe u përplasën te vijat e bardha, por dua të theksoj se krahas shoferëve, duhet që rregullat e qarkullimit rrugor të zbatohen edhe nga qytetarët. Policia e kishte kryer detyrën me shoferin në fjalë pasi ishte gjobitur sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor. Policia nuk mund të tregohet më e ashpër se sa përcaktimet e Kodit Rrugor,”- tha Qato ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Del nga spitali foshnja që u aksidentua dje, prindërit ende në spital

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll