Bota

Ç’po ndodh me Mbretëreshën? Elisabeta me probleme shëndetësore, anulon daljen publike

9 Maj 2022, 17:38 Nga DOSJA
Ç’po ndodh me Mbretëreshën? Elisabeta me probleme

BRITANI- Mbretëresha Elizabet është tërhequr nga një paraqitje në hapjen shtetërore të Parlamentit britanik ditën e nesërme për shkak të problemeve shëndetësore që e ndalojnë të eci për shumë kohë.

Sipas Mirror, lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Pallatit Mbretëror i cili tha se Mbretëresha vazhdon të përjetojë probleme episodike të lëvizshmërisë dhe në konsultim me mjekët e saj ka vendosur pa dëshirë që ajo të mos marrë pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit nesër.

Me kërkesën e Madhërisë së Saj dhe me marrëveshjen e autoriteteve përkatëse, Princi i Uellsit do të lexojë fjalimin e Mbretëreshës në emër të Madhërisë së Saj, me Dukën e Kembrixhit gjithashtu të pranishëm.”-thuhet në njoftim.

Një burim mbretëror tha se vendimi u mor sot ndërsa ndihmësit e Pallatit thonë se Madhëria e Saj ka një axhendë të zënë këtë javë pasi ka patur një telefonatë me kryeminsitrin australian, një audiencë të planifikuar të Këshillit të mërkurën.

Mbretëresha ka njoftuar gjithashtu se do të humbasë sezonin e festave të kopshtit mbretëror që do të fillojë këtë javë. Çdo verë, deri në tre festa kopshtesh zhvillohen në Pallatin dhe në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburg, megjithëse ato nuk janë mbajtur për dy vitet e fundit për shkak të pandemisë.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota mbreteresha elisabeth ii parlamenti britanik mbreteresha elisabeth ii parlamenti britanik

Sondazh

Poll