Bota

U përfshi në skandal për pastrim parash,Mal i Zi bllokon llogaritë e ambasadorit të Kosovës

9 Maj 2022, 12:01 Nga DOSJA
U përfshi në skandal për pastrim parash,Mal i Zi bllokon

MAL I ZI– Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshohet se përmes kompanisë së tij “MB Consulting”, e cila është e regjistruar në Podgoricë, ka pastruar rreth 600 mijë euro i janë bllokuar llogaritë bankare.

Sipas mediave malazeze, sot janë bllokuar llogaritë e kompanisë së Berishës në Mal të Zi për shkak të një borxhi prej 31 014 euro. Pak ditë më parë ai mohoi të kishte marrë pjesë në pastrim parash dhe vazhdoi të fliste siç duhet me përfaqësues diplomatikë të vendeve të tjera, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Sipas Regjistrit Qendror të Subjekteve të Biznesit (CRPS), Berisha themeloi MB Consulting në dhjetor 2016. Ajo kompani ka realizuar një fitim neto prej 99,141 euro në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017 fitimi neto është rritur shumë herë në 807,030 euro. U regjistrua se kishin një xhiro milionëshe.

Sipas raportimeve të mediave në Slloveni, ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se i ka transferuar rreth 600,000 euro para të gatshme nga një llogari bankare në Mal të Zi politikanit slloven Robert Golob , president i Partisë së Lirisë. Bëhet fjalë për paratë që kompania “MB Consulting” ka marrë nga kompania energjetike GEN, e cila është e regjistruar në Serbi.

Që nga viti 1989 dhe gjatë viteve 1990, Berishaj është përfshirë në jetën kulturore në Slloveni dhe përfshirjen e shqiptarëve në jetën politike atje. Ai ishte kryetar i partisë së parë shqiptare në Slloveni, “Bashkimi Demokratik i Kosovës” dhe mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në Slloveni në vitin 1990. Berisha ishte pjesë e Komisionit për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, të formuar nga ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po gjykohet për krime lufte në Hagë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni mal i zi nis hetimet martin berishaj sanja jovicevic skandali ne slloveni mal i zi nis hetimet martin berishaj sanja jovicevic skandali ne slloveni

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 13:36

Historia e gjuhës arvanitase (Arvanitika)

GREQI- Ne kemi trajtuar arvanitasit, historinë e tyre dhe mënyrën se si ata jetonin në Greqi në disa nga artikujt tanë në të kaluarën. Sot do të merremi me gjuh...