Bota

‘Mund të lehtësojë integrimin e Ballkanit’, Macron kërkon ndryshime në traktatet e BE-së

9 Maj 2022, 14:41 Nga DOSJA
‘Mund të lehtësojë integrimin e Ballkanit’, Macron

FRANCË Presidenti francez Emmanuel Macron ka lëshuar një deklaratë të fortë sot ku tha se ai ishte “pro” ndryshimit të traktateve të BE-së, një synim i shtyrë nga Parlamenti Evropian. Duke folur në Strasburg të Francës në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës për të Ardhmen e Evropës në Parlamentin Evropian, Macron tha se pajtohet me idenë e shqyrtimit të ndryshimeve të mundshme në marrëveshjen themeluese të BE-së dhe do të propozojë diskutimin e temës për liderët e BE-së në Samitin e muajit të ardhshëm.

Do të na duhet të reformojmë tekstet tona, është e qartë. Një nga mënyrat e kësaj reforme është thirrja e një konvente për rishikimin e traktateve. Është një propozim nga Parlamenti Evropian dhe unë e miratoj atë”, tha Macron, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së deri më 1 korrik, kur Republika Çeke të marrë drejtimin.

Presidenti francez ka ripërsëritur dhe pikpamjet e tij për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ku bën pjesë dhe vendi ynë.

Ka shtete të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar në rrugën e anëtarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojnë me reformat. Këto vende ka një vokacion të qartë”-tha ai.

Sipas tij, ky propozim vjen pasi perspektiva e anëtarësimit është e largët, ndërkohë, që ajo për të cilat kanë nevojë vende si ato të Ballkani Perëndimor apo Ukraina janë çështje konkrete që kërkojnë zgjidhje të shpejtë:

“ Nëse ne shohim, problemet që duhen zgjidhur janë shpesh ato që kanë të bëjnë me infrasktrukturën energjitike, investimet e huaja, problemet me rininë dhe trasnporti. Mendoj, që është mënyra pêr t’I ankoruar këto vende në Europë, të rrisim bashkëpunimin, pa përzier tê gjitha axhendat “ tha ai.

Macron në shembullin e Ukrainës tha se me procedurat akutale dëshira e saj për t’u bashkuar me bllokun do të zgjaste disa vite dhe si rezultat duhej t’i jepej njëfarë shprese në afat të shkurtër.

Të paktën 10 vende të BE-së do të publikojnë të hënën një dokument që kritikon rezultatin e Konferencës për të Ardhmen e Evropës dhe aspiratat e saj të mbështetura nga Parlamenti Evropian për të ndryshuar traktatet e BE-së. Konferenca është një nismë e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian për të nisur një debat me qytetarët mbi të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë të BE-së dhe reformat e nevojshme.

Presidenti Macron u shpreh se donte që Konferenca të fokusohej në të ardhmen e BE-së pas Brexit dhe çfarë mësimesh mund të mësoheshin nga pandemia e koronavirusit. Duke patur parasysh zhvillimet e fundit në Ukrainë, e cila është në kufi me katër shtete anëtare të BE-së, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Poloninë, konflikti pritet të ketë një ndikim në axhendë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota emmanuel macron integrimi i shqiperine ne be emmanuel macron integrimi i shqiperine ne be

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 13:36

Historia e gjuhës arvanitase (Arvanitika)

GREQI- Ne kemi trajtuar arvanitasit, historinë e tyre dhe mënyrën se si ata jetonin në Greqi në disa nga artikujt tanë në të kaluarën. Sot do të merremi me gjuh...