Bota

‘Diktator paranojak’, gazetarët rusë mbushin faqen pro-Kremlinit me artikuj kundër luftës

9 Maj 2022, 15:16 Nga DOSJA
‘Diktator paranojak’, gazetarët rusë mbushin faqen

UKRAINË-Dy gazetarë rusë që punonin për një faqe interneti të njohur pro-Kremlinit e mbushën atë me artikuj kundër luftës të hënën në mëngjes në një akt të rrallë mospajtimi ndërsa vendi festonte fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste.

Sipas Guardian, artikujt në Lenta.ru e quanin presidentin Vladimir Putin një “diktator të keq paranojak” dhe e akuzuan atë për “luftën më të përgjakshme të shekullit të 21”.

“Duhej ta bënim sot. Ne donim t’u kujtonim të gjithëve se për çfarë luftuan vërtet gjyshërit tanë në këtë Ditë të bukur të Fitoresn për paqen,”– tha 30-vjeçari Egor Polyakov, një nga dy gazetarët.

Gjatë fjalimit të tij vjetor para 11,000 ushtarëve në Kremlin të hënën në mëngjes, Putin u përpoq të justifikonte pushtimin e tij në Ukrainë, duke i lidhur luftimet në Ukrainë me fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

“Kjo nuk është ajo që ka të bëjë me Ditën e Fitores. Njerëz të zakonshëm po vdesin, gra dhe fëmijë paqësorë po vdesin në Ukrainë. Duke pasur parasysh retorikën që kemi parë, kjo nuk do të ndalet. Nuk mund ta pranonim më këtë. Kjo ishte e vetmja gjë e duhur që mund të bënim.”- i tha Polyakov Guardian në një intervistë.

Polyakov, i cili punon si reporter biznesi në Lenta, tha se ai dhe kolegia e tij Alexandra Miroshnikova botuan më shumë se 40 artikuj kritikë ndaj Kremlinit dhe veprimeve të tij në Ukrainë. Artikujt që atëherë janë hequr, por mund të arrihen përmes një vegle arkivimi në internet.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Dita e paradës ushtarake në Moskë, Londra njofton sanksione kundër Rusisë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alexandra miroshnikova egor polyakov lufta ukraine-rusi vladimir putin alexandra miroshnikova egor polyakov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 13:36

Historia e gjuhës arvanitase (Arvanitika)

GREQI- Ne kemi trajtuar arvanitasit, historinë e tyre dhe mënyrën se si ata jetonin në Greqi në disa nga artikujt tanë në të kaluarën. Sot do të merremi me gjuh...