Bota

U rrezikua nga një sulm rus në Odesa, presidenti i KE-së detyrohet të futet në sterhimore

9 Maj 2022, 15:11 Nga DOSJA
U rrezikua nga një sulm rus në Odesa, presidenti i KE-së

UKRAINË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në vizitën e tij të papritur në Ukrainë është detyruar të ndërpresë një takim me kryeministrin e vendit,  Denys Shmyhal, në Odessa dhe të strehohej kur raketat goditën qytetin jugor të Ukrainës.

Sipas Guardian, gjatë takimit, pjesëmarrësit duhej të ndërprisnin takimin për t’u strehuar pasi raketat goditën përsëri rajonin e Odesa, tha një zyrtar i BE-së.

Presidenti u informua nga kreu i marinës së Ukrainës në veçanti për dëmet e shkaktuara nga raketat ruse të lëshuara nga deti dhe ishte në gjendje të dëshmonte në dorë të parë shkatërrimin e pakujdesshëm të një ndërtese banimi dhe ndikimin mbi civilët e pafajshëm.“-tha zyrtari.

Qyteti strategjik port i Odesa-s ka parë disa sulme me raketa ruse gjatë ditëve të fundit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili iu bashkua bisedimeve të tyre me video-konferencë, falënderoi Michel për vizitën në Ukrainë në Ditën e Fitores, përvjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Jam shumë i kënaqur që sot Bashkimi Evropian, në nivelin më të lartë, mbështet Ukrainën në një kohë kur manifestimet e nazizmit, për fat të keq, ekzistojnë dhe po ringjallen.”-tha Zelenskyy.

Gjatë bisedimeve, të dyja palët diskutuan rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit, thuhet në deklaratë.

LAJMI KRYESOR:LUFTA/ Dita e paradës ushtarake në Moskë, Londra njofton sanksione kundër Rusisë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota charles michel denys shmyhal lufta ukraine-rusi charles michel denys shmyhal lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 9 Maj 2022, 13:36

Historia e gjuhës arvanitase (Arvanitika)

GREQI- Ne kemi trajtuar arvanitasit, historinë e tyre dhe mënyrën se si ata jetonin në Greqi në disa nga artikujt tanë në të kaluarën. Sot do të merremi me gjuh...