Aktualitet

Derdhja e mbetjeve në lumin Gjanica, ndëshkohen me gjoba kompanitë e naftës në Fier

22 Shkurt 2019, 10:30 Nga DOSJA
Derdhja e mbetjeve në lumin Gjanica, ndëshkohen me gjoba

FIER- Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka penalizuar me 49 gjoba, subjektet që kanë rezultuar se kanë ndotur mjedisin dhe lumenjtë në Qarkun Fier.

Sipas kreut të këtij inspektoriati në Fier, Hader Cako, numërohen 49 masa administrative në vlerë prej 9,4 milion lekësh të reja ndaj 6 kompanive më të mëdha të naftës, të cilët kanë kryer derdhje të mbetjeve të naftës në lumin Gjanica dhe në mjedis.

Gjobat janë vendosur në periudhën prej janarit të vitit 2018 dhe në vazhdim. Kontrollet e ushtruara nga Inspektoriati Mjedisor në Fier dhe ai qëndror, kanë gjetur shkelje të rregullave teknike në shkarkimet teknologjike të kompanive përpunuese të naftës.

Vendosja e gjobave ka frenuar kompanitë në shkarkimet në lumin Gjanica. Prej dy muaj presioni dhe gjobat e Inspektoriatit Mjedisor kanë reduktuar nivelin e ndotjes dhe shkarkimeve teknologjike, si dhe mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanica.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier gjoba kompanite e naftes ndotja e lumit gjanica fier gjoba kompanite e naftes ndotja e lumit gjanica

Sondazh

Poll