Aktualitet

Drejtuesit e Apelit në rrethe, KLP zgjedh 3 prokurorët (EMRAT)

22 Shkurt 2019, 10:19 Nga DOSJA
Drejtuesit e Apelit në rrethe, KLP zgjedh 3 prokurorët (EMRAT)

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot me vota unanime Altin Dumanin si drejtues të Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. KLP miratoi me 7 vota pro dhe 4 kundër caktimin e prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë e Pukës, si edhe të prokurores Rozeta Qirjaqi si drejtuese e Prokurorisë së Apelit në Korçë. 

“Miratohet me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë e Pukës. Altin Dumani caktohet përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda. Prokurorja Rozeta Qirjaqi caktohet me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçe.”-thuhet në njoftim.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e radhës së KLP, e cila është mbajtur me dyer të mbyllura. Zëvendësimi i vendit bosh në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda erdhi pasi KPK shkarkoi Artan Bajmanin pasi ky i fundit nuk kaloi sitën e vetingut.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të KLP-së, u bë edhe zgjedhja me votim unanim e 6 këshilltarëve të komanduar pranë këtij institucioni. (Lexo ketu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani drejtues i apelit per krime te renda klp vota unanime altin dumani drejtues i apelit per krime te renda klp vota unanime

Sondazh

Poll