Bota

PAMJET/Sherr në Morinë, shoferi nxjerr thikën, doganieri vërsulet me lopatë, polici me armë

9 Maj 2022, 05:54 Nga DOSJA
PAMJET/Sherr në Morinë, shoferi nxjerr thikën, doganieri

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pikën kufitare të Morinës ku një 57-vjeçar, ka kanosur me thikë dy punonjës të doganës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet S. D., 57 vjeç, banues në Kosovë ka kanosur me mjet thikë dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në pikën kufitare të Morinës. Shoferi në video dallohet që nxjerr thikën ndërkohë që doganieri e kërcënon me lopatë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës u referuan materialet në këtë Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Rakiniç, Kosovë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës, dy doganierë në PKK Morinë.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

diaspora rajoni kosove sherr vermice kosove sherr vermice

Sondazh

Poll