Bota

Ndihet i kërcënuar? Elon Musk: Nëse vdes në mënyrë misterioze, jam i lumtur që ju njoha

9 Maj 2022, 05:45 Nga DOSJA
Ndihet i kërcënuar? Elon Musk: Nëse vdes në mënyrë

SHBA– Në një postim… enigmatik në Twitter, CEO i Tesla, Elon Musk ka paralajmëruar vdekjen e tij.

“Nëse vdes në mënyrë misterioze, jam i lumtur që ju kam njohur ”, ka shkruar Musk, duke shkaktuar një tjetër bujë në rrjetet sociale. Të gjithë u munduan që ta dëshifronin mirëpo ende nuk ia kanë arritur. Miliarderi ka pohuar vazhdimisht në të kaluarën se është kërcënuar nga Rusia për ofrimin e shërbimeve të internetit në Ukrainë. Disa, e lidhen këtë fakt me postimin e tij.

If I die under mysterious circumstances, it’s been nice knowin ya

— Elon Musk (@elonmusk) May 9, 2022

Musk i ka ofruar qeverisë ukrainase disa nga satelitët e telekomunikacionit Space X të kompanisë së tij hapësinore, Space X. Satelitët kanë ofruar akses në internet si për popullin ashtu edhe për ushtrinë ukrainase që nga fillimi i luftës, mbrojtjen e vendit kundër ushtrisë ruse.

Postimi i tij u bë viral, pasi në vetëm tre orë ai arriti të mbledhë mbi 550,000 pëlqime dhe më shumë se 61,000 retweet.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota elon musk elon musk

Sondazh

Poll