Bota

OBSH: 200 objekte të kujdesit shëndetësor goditen në Ukrainë

7 Maj 2022, 19:49 Nga DOSJA
OBSH: 200 objekte të kujdesit shëndetësor goditen në

UKRAINË- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ka dokumentuar 200 sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. BBC shkruan se drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha në një konferencë shtypi se do t’ua përcjellë gjetjet e veta atyre që mund të vlerësojnë nëse janë kryer krime.

Gjatë të njëjtës konferencë shtypi, shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi Moskës të ndalonte luftën kundër fqinjit të saj dhe u tha ukrainasve OBSH qëndron pranë jush. Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko tha se 40 spitale në Ukrainë ishin shkatërruar plotësisht. Lyashko u citua nga agjencia e lajmeve Unian duke thënë se rreth 500 spitale u dëmtuan, në të cilët nuk mund të ofrohet kujdes mjekësor.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Zelenskyy i hap rrugë paqes, Biden: Japim 150 mln $ të tjera për Ukrainën

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mike ryan obsh tedros adhanom ghebreyesus viktor lyashko lufta ukraine-rusi mike ryan obsh tedros adhanom ghebreyesus viktor lyashko

Sondazh

Poll