Bota

Fitoi zgjedhjet Presidenciale! Betohet Macron: Do veprojmë me respekt dhe konsolidim

7 Maj 2022, 11:44 Nga DOSJA
Fitoi zgjedhjet Presidenciale! Betohet Macron: Do veprojmë me respekt dhe

FRANCË– Emmanuel Macron është betuar për mandatin e tij të dytë si president i Francës në një ceremoni në Pallatin Elysee. Macron fitoi 58.5 për qind të votave në raundin e dytë në muajin prill kundër Marine Le Pen, pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj politikave të tij pro-biznesit, raporton BBC

Në një fjalim të shkurtër ai foli për nevojën për të inovuar në një kohë sfidash të paprecedentë për botën dhe Francën, dhe tha se mandati i tij i dytë do të ishte “i ri” dhe jo thjesht një vazhdim i të parit.

“Ne duhet të shpikim një metodë të re së bashku, larg traditave dhe rutinave të lodhura, me të cilat mund të ndërtojmë një kontratë të re produktive, sociale dhe ekologjike,” tha ai, duke premtuar se do të veprojmë me “respekt” dhe “konsiderim”.

Në mesin e 500 të ftuarve të pranishëm ishin ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, ish-kryeministrat Edouard Philippe, Manuel Valls, Alain Juppe dhe Jean-Pierre Raffarin, si dhe liderë fetarë dhe figura të tjera shtetërore.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota emanuel macron france zgjedhjet presidenciale ne france emanuel macron france zgjedhjet presidenciale ne france

Sondazh

Poll

Bota 7 Maj 2022, 09:48

Sanksionet ndaj Rusisë: Cili është efekti?

Sipas Sky News, paketa e re e sanksioneve ka hasur disa kundërshtime, nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban që e krahason embargon e naftës me një “bo...