Bota

Xhaketa ushtarake ikonë e presidentit Zelenskyy shitet në Londër për mijëra paund

7 Maj 2022, 10:51 Nga DOSJA
Xhaketa ushtarake ikonë e presidentit Zelenskyy shitet në Londër

UKRAINË- Xhaketa ikonë ushtarake e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është shitur për 90,000 paund në një ankand për mbledhjen e fondeve për Ukrainën e shkatërruar nga pushtimi rus.

Sipas mediave të huaja, ndërsa Ukraina lufton kundër fuqisë dhe burimeve më të mëdha ushtarake në dispozicion të Vladimir Putinit, ankandet janë zhvilluar për të mbledhur para për kauzën e tyre.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, u përpoq të inkurajonte ofertën në ankand për xhaketën tashmë të famshëm të Zelensky në ankandin në Londër, ku çmimi fillestar ishte 50,000 paund.

Në ankand kishte dhe sende të tjera, duke përfshirë një enë gjeli që i ishte dhënë Zelenskyy, Boris Johnson gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Ukrainës.

Johnson ka thënë se ishte “një fatkeqësi për Putinin”, por një “bekim për Ukrainën dhe botën” që Zelenskyy ishte president dhe e quajti atë “me të vërtetë një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm të kohëve moderne”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Zelenskyy i hap rrugë paqes, Biden: Japim 150 mln $ të tjera për Ukrainën

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll