Bota

Zjarr i madh në lindje të Siberisë, 200 ndërtesa në flakë, pesë të vdekur deri tani

7 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
Zjarr i madh në lindje të Siberisë, 200 ndërtesa në

RUSI- Zjarret kanë shpërthyer në Krasnoyarsk të Siberisë lindore, ku rreth 200 ndërtesa janë shkatërruar dhe të paktën 5 persona tashmë janë vrarë, thanë sot autoritetet lokale, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këto zona.

Zjarri po përhapet në më shumë se 16 zona të banuara, rreth 200 ndërtesa, shumë fabrika druri, një kopsht fëmijësh po digjen, tashmë ka të vdekur”, tha për Telegram ministria e emergjencave të zonës.

Siberia is on fire ? pic.twitter.com/K3qvgCMvSZ

— The Odessa Journal ?⚓ (@Odessa_Journal) May 6, 2022

Duke e cilësuar situatën si “të vështirë”, autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas autoriteteve, rreth 300 zjarrfikës dhe më shumë se 90 automjete janë përfshirë në operacionet e shuarjes së zjarrit.

Operacioni i zjarrfikësve është i ndërlikuar nga kushtet meteorologjike, erërat e stuhishme përshpejtojnë përhapjen e zjarreve dhe parandalojnë shuarjen”, shtoi ministria lokale.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota 5 te vdekur ne siberi zjarr ne siberi 5 te vdekur ne siberi zjarr ne siberi

Sondazh

Poll