Bota

“Më kërkoi çelësat e farmacisë”,dëshmia e punonjëses së 43-vjeçares të vrarë nga burri

7 Maj 2022, 10:41 Nga DOSJA
“Më kërkoi çelësat e

GREQI– Komuniteti lokal i fshatit Piges të komunës së Nestos në Kavallë është zhytur në zi pas vrasjes së farmacistes 43-vjeçare nga bashkëshorti i saj 55-vjeçar.

Sipas mediave vendase, punonjësja e farmacisë së 43-vjeçares, Vaso Afentouli, ka folur për ditën kur Aida u mbyt brenda farmacisë nga bashkëshorti i saj.

Ne kemi bashkëpunuar 3 vitet e fundit me 43-vjeçaren. Kur autori ka ardhur aty nuk ka ndodhur asgjë. Ajo vetë më kishte thënë të shtunën e kaluar se nuk ishte mirë, se donte të divorcohej. Mendoj se ka pasur posesivitet, xhelozi. Në fakt, i kisha thënë që nuk ka problem nëse divorcohesh, vetëm për të bërë një konsultë me fëmijët”, u shpreh fillimisht ajo.

Afentouli tha se të enjten e kishte telefonuar bashkëshorti i 43-vjeçares dhe i kishte kërkuar çelësat e dytë të farmacisë, ai dukej i mërzitur por gjithmon kështu ka qenë sipas saj.

Në telefonin që më ka marrë 55-vjeçari ishte mërzitur por ka qenë gjithmonë kështu. Ajo më dërgoi një mesazh nga celulari se “jemi mirë, mos u shqetëso” që të mos shqetësohesha. Kur babai i saj pyeti në dyqanin përballë se nuk mund ta gjente vajzën e tij, ne morëm policinë”, shtoi ajo.

Ajo tha se do të donte që ai ta kishte lënë të qetë 43-vjeçaren dhe nëse nuk e donte jetën të ishte vetëvrarë duke i lënë të gjithë të qetë.

Ndërkohë, bashkëshorti vrasës ndodhet nën mbikqyrje në spitalin e Kavallës dhe do të vijojë të trajtohet derisa të jetë në gjendje të dalë përpara hetuesisë dhe prokurorisë, të cilët do të vendosin për fatin e tij, pas asaj që do të dëshmojë lidhur me vrasjen.

55-vjeçari deri më tani, përveç mjekëve të tij, të cilët bënë gjithçka mbrëmjen e së enjtes për t’i ofruar ndihmën e parë, pasi kishte tentuar t’i jepte fund jetës, është vizituar edhe nga një punonjës policie, i cili dje u përpoq të nxirrte bisedat e para për arsyet që e çuan në krim.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimit të policisë, vdekja e 43-vjeçares ka qenë për shkak të mbytjes dhe është shkaktuar nga duart e 55-vjeçarit. Varrimi i saj do të bëhet nesër të dielën më 8 maj 2022 (Dita Botërore e Nënës) ku miqtë dhe të afërmit do t’i thonë “lamtumirën” e fundit në Kishën e Agios Georgios në Amygdaleonas, Kavala, ku ajo jetonte me 55-vjeçarin dhe dy fëmijët e mitur 10 dhe 6 vjeç.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni vaso afentouli vrasja ne greqi vaso afentouli vrasja ne greqi

Sondazh

Poll