Politike

Presidenti, Sali Berisha: Proces i turpshëm! Alibeaj sillet si ministër i Edi Ramës

6 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
Presidenti, Sali Berisha: Proces i turpshëm! Alibeaj sillet si

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për çështjen e Presidentit dhe deklaratat e Enkelejd Alibeajt. Në takimin e sotëm me gazetarët, Berisha tha se e gjithë “loja” për presidentin e ri është e stisur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se sipas tij, ky është procesi më i diskreditur deri më tani. Megjithatë qëndrimin e PD, Berisha tha se do ta vendosë sot Këshilli Kombëtar.

“Është skenar i turpshëm. Askush nuk ka ndërmarrë një proces të tillë. Këshilli Kombëtar mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD pas këtij procesi. Edi Rama do haset me opozitën e vërtetë. Është e kotë të komentoj për Alibeajn, kur sillet si ministër i Edi Ramës. Nga zarfat sekrete, te paraqitja si kandidaturë nga Stanishiqi në emër të Ramës të bashkëshortes te angazhimi dhe loja me kukulla e opozitë të emëruar, i tëri ky është një skenar i turpshëm, vetëm për kreun e organizatës kriminale të qeverisë. Ky është procesi më i diskretituar që mund të zhvillohet dhe bëhet ndonjëherë. Këshilli Kombëtar është organi më i rëndësishëm i PD pas Kuvendit. Ai mblidhet sot për të përcaktuar qëndrimin e PD ndaj këtë procesi. Natyrisht parimet janë të qarta. Edi Rama do të haset me opozitën e vërtetë. Kjo është ajo ç’ka unë mund të them,”-tha ndër të tjera Berisha.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e Ilvi Metës/ Berisha: Nesër protestë! Dua drejtimin e PD, po s’ka garë, referendum!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 6 maj 2022 sali berisha sali berisha 6 maj 2022

Sondazh

Poll