Politike

Paralajmëron arrestime tek strukturat e dhënies së pensioneve, Rama: Do kemi rezultate

6 Maj 2022, 11:09 Nga DOSJA
Paralajmëron arrestime tek strukturat e dhënies së pensioneve,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme se shumë shpejt do të ketë ndalime në strukturën e cila merret me dhënien e pensionit. Gjatë takimit me bankat e nivelit të dytë, Rama u shpreh se njësia anti korrupsion po heton dhe shumë shpejt do të dalë me rezultate. 

“Ne kemi probleme dramatike me sistemin e dhënies së pensioneve. Njësia anti korrupsion po heton dhe shumë shpejt do kemi rezultate. Për të çuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale. Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence dhe shpejtësie është vetëm nëpërmjet teknologjisë.” tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama 6 maj 2022 edi rama edi rama 6 maj 2022

Sondazh

Poll