Politike

22 maji vendos gjithçka! Berisha: Nëse s’kam kundërshtarë, i nënshtrohem referendumit

6 Maj 2022, 11:31 Nga DOSJA
22 maji vendos gjithçka! Berisha: Nëse s’kam

TIRANË– Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur nëse ndihet i shqetësuar për faktin se nuk ka asnjë kandidat përballë në zgjedhjet për kryetar. Por mesa duket e ka menduar dhe zgjedhjen. Në përgjigjen e tij, Berisha tha se nuk e ka problem pasi nëse nuk do të ketë kundërshtar në garë, do të zgjedhë referendumin si mundësi votimi për të. Berisha tha se kjo nuk ishte kërkesa e tij por shtoi se një zgjidhje e tillë e nderon.

“Nesër skadon afati i aplikimeve, a ju shqetëson fakti që s’keni kundërshtarë? Berisha: Dua të denoncoj se janë miliona para fushatë kundër kandidimit tim. Unë e kam shpallur që do kandidoj, bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo Sali Berisha. Do të garoj. I kam dokumentat. Kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë dhe pasionit për të ndryshuar jetën e tyre. Pyetja e dytë nuk qëndron por i bie që të jem një lider referendar. Nuk ka garë më të rëndësishme. Nuk jam Edi Rama që shpikë rivalë. Atëherë mbetet referendumi. Nuk ishte kjo kërkesa ime por kjo më nderon shumë,”-tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: Vdekja e Ilvi Metës/ Berisha: Nesër protestë! Dua drejtimin e PD, po s’ka garë, referendum!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 6 maj 2022 sali berisha sali berisha 6 maj 2022

Sondazh

Poll