Politike

‘Kam fjalë të këqija për ju’/ Rama-bankave: U keni marrë qytetarëve 7.2 milion euro

6 Maj 2022, 12:25 Nga DOSJA
‘Kam fjalë të këqija për ju’/ Rama-bankave: U

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk tha fjalë të mira ditën e sotme përballë përfaqësuesve të bankave tregtare në vend. Kryeministri përdori edhe fjalë të rënda ndaj tyre duke i krahasuar radhët e qytetarëve në sportelet e tyre me radhët e qumështit në kohën e komunizmit. Rama u shpreh se bankat u kanë marrë qytetarëve 7.2 milion euro vetëm nga pagesat për shërbimet e thjeshta me kosto 100-200 apo 400 lekë.

“Unë e di që ju për fitim nuk njihni as babanë tuaj, por kjo gjë nuk mund të shkojë deri këtu. S’kam asnjë fjalë të mirë për ju sot. Kam fjalë të keqija për këtë pjesë, pra për teknologjinë se për pjesën tjetër, duhet theksuar se ka zhvillime shumë pozitive. Çdo muaj shkohet për të paguar TVSH, sigurime shoqërore dhe shëndetësore. është një ritual që nuk besoj se ju vjen mirë ta keni te dera e bankës, ndërkohë që është një konsum nervash dhe kohe. Jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Qytetarë në dyert e bankave sikur të jenë në radhë qumështi. Ska pse një qytetar që ka një kartë krediti apo debiti dhe të shkojë të dera e bankës për të paguar për një shëbrim public. Le ta bëjë përmes e-albania”, tha kryeminsitri duke shtuar: Unë e di bankat përballë fitimit nuk njohin as nënë dhe as babë, por jo deri këtu tani.’

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama edi rama 6 maj 2022 edi rama edi rama 6 maj 2022

Sondazh

Poll