Bota

Rusia këmbëngul se nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

6 Maj 2022, 10:02 Nga DOSJA
Rusia këmbëngul se nuk do të përdorë armë

RUSI- Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alexei Zaitsev, ka njoftuar se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia, një rrezik që zyrtarët perëndimorë e kanë diskutuar publikisht nuk ishte i zbatueshëm për atë që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë.

Sipas Sky News, një numër ekspertësh kanë paralajmëruar se përpjekjet e Rusisë për të kapërcyer rezistencën e vendosur ukrainase dhe për të arritur ndonjë sukses të dukshëm ushtarak pas pushtimit të saj, mund të bëjnë që Vladimir Putin t’i drejtohet një forme sulmi bërthamor.

Muajin e kaluar, drejtori i CIA-s, William Burns, tha se duke pasur parasysh pengesat që kishte pësuar Rusia në Ukrainë; “askush prej nesh nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e paraqitur nga një mjet i mundshëm ndaj armëve bërthamore taktike ose armëve bërthamore me rendiment të ulët”.

LAJMI I KRYESOR:LUFTA/ Rusia s’ndalon sulmin në Azovstal, evakuuime në Mariupol, Guterres: Peisazhe ferri

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota alexei zaitsev lufta ukraine-rusi alexei zaitsev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll