Bota

Zelenskyy ‘thirrje dëshpëruese’: Gra e fëmijë janë bllokuar në fabrikë…

6 Maj 2022, 07:37 Nga DOSJA
Zelenskyy ‘thirrje dëshpëruese’: Gra e fëmijë

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se operacionet për evakuimin e civilëve na Mariupol do të vazhdojnë. Sipas CNN, ai u shpreh se civilët ende mbeten atje dhe se po bëhet e pamundura për t’i shpëtuar.

“Gra, shumë fëmijë mbeten atje. Vetëm imagjinoni ferrin më shumë se dy muaj granatime të vazhdueshme, bombardime, vdekje të vazhdueshme aty pranë. Po bëhet gjithçka për të gjetur një zgjidhje për të shpëtuar heronjtë tanë ushtarakë që mbrojnë Mariupolin,” tha Zelenskyy. 

Të dielën, mbi 100 civilë u evakuuan nga uzina e çelikut Azovstal ku kaluan dy muaj duke u strehuar nën tokë nga sulmet ruse. Është e paqartë se sa civilë mbeten të bllokuar në uzinë, sipas një zëdhënësi të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Fabrika e çelikut në Mariupol është pjesa e fundit e qytetit jugor që është ende në duart e trupave ukrainase.

LAJMI I KRYESOR:LUFTA/ Rusia s’ndalon sulmin në Azovstal, evakuuime në Mariupol, Guterres: Peisazhe ferri

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2022, 07:09

8 orë gjumë janë mjaftueshëm? Mendohuni sërish

Shumica prej nesh e kanë përvetësuar këtë rregull: Një natë e plotë me gjumë do të thotë tetë orë për të rriturit. Por kjo mund të mos jetë më e vërtetë, pasi n...